
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një vajzë është gjetur e plagosur me thikë në mes të rrugës në Patra. Mediat greke raportojnë se e reja e cila është dërguar në spital për mjekim. 25-vjeçarja u godit me thikë nga partneri i saj në sy të fëmijës së tyre.
"Mami im... ai të vrau... Ndihmë", tha fëmija i vogël, i cili pa të gjithë skenën e krimit.
Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Sakaq mësohet se i dashuri i saj ka qenë i dehur kur e ka qëlluar atë me thikë. Policia greke është vënë në kërkim të tij ndërsa e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Lini një Përgjigje