TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 22:33

Masakra në spital/ Perëndimi hesht për sulmin, presidenti i Palestinës anulon takimin me Biden; Erdogan kërcënon me ndërhyrje!

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në spital/ Perëndimi hesht për sulmin, presidenti i

Si shkak i sulmit, udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, u tërhoq nga takimi katërpalësh i planifikuar për të mërkurën në Aman të Jordanisë, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah al-Si si dhe mbretit jordanez Abdullah II...

Sulmi Izraelit në spitalin e Gazës që la të vdekur mbi 500 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë, ka ndryshuar komplet rrjedhën e konfliktit Izrael-Palestinë. Bilancet janë të tmerrshme dhe flitet se numri i viktimave mund të kalojë mbi 800 njerëz.

Si shkak i sulmit, udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, u tërhoq nga takimi katërpalësh i planifikuar për të mërkurën në Aman të Jordanisë, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah al-Si si dhe mbretit jordanez Abdullah II.

Siç raportohet nga agjencitë kryesore ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar një zyrtar të lartë palestinez, udhëheqësi palestinez anuloi pjesëmarrjen e tij në takim, në shenjë proteste ndaj sulmit vdekjeprurës nga izraelitët në një spital në Gaza.

Masakra në spital/ Perëndimi hesht për sulmin, presidenti i

Ndërkohë pas sulmit një valë e madhe protestash ka shpërthyer në Palestinë. Protestuesit e zemëruar janë përleshur me forcat palestineze të sigurisë në Bregun Perëndimor. Qindra njerëz kanë dalë në rrugë në Ramallah për të protestuar kundër sulmit. Ndërkohë që Rusia dhe Emiratet Arabe kanë sugjeruar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sulmi gjithashtu ka nxitur reagime të mëdha nga shtetet e Lindjes së Mesme, Organizatat Ndërkombëtare dhe shumë pak shtete perëndimore. Ata kanë dënuar sulmin në spitalin e Gazës, duke e quajtur atë gjenocid dhe shkelje të ligjeve Ndërkombëtar të luftës.

Masakra në spital/ Perëndimi hesht për sulmin, presidenti i

Ndër të parët që reagoi ishte, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili dënoi suulmin dhe bëri thirrje për "mbrojtje të menjëhershme të civilëve" dhe që "urdhrat e evakuimit të Izraelit të anulohen".

OBSH dënon ashpër sulmin ndaj spitalit Al Ahli Arab në veri të Gazës. Raportet e para tregojnë për qindra të vdekur dhe të plagosur. Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesin shëndetësor dhe për të anuluar urdhrat e evakuimit”, shkroi i në platformë ‘X’

Presidenti turk Erdogan, dënoi sulmin, teksa e quajti atë një shkelje të vlerave themelore njerëzore. Ai ju bëri thirrje shteteve të tjera që të ndërhyjnë për të ndaluar sulmin e paprecedent në Gaza, në të kundërt, kërcënoi ai, do të futet vetë Turqia për ta zgjidhur.

Sulmi ndaj spitalit, ku trajtohen gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, është shembulli i fundit i sulmeve izraelite që nuk kanë vlerat më themelore njerëzore. I bëj thirrje të gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar këtë brutalitet të paprecedentë në Gaza Nëse jo, ne do ta bëjmë. Turqia e vendosi gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë që prej 30 minutash!”, thuhej në deklaratën e presidencës turke.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për shtyp në fund të samitit të jashtëzakonshëm të 27-së, për luftën në Lindjen e Mesme, dënoi sulmin në spital.

Bastisja izraelite që goditi një kompleks spitalor në Gaza, duke shkaktuar qindra vdekje “nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha ai.  

Ndërsa kur u pyet për të njëjtën temë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen refuzoi çdo koment në pritje të “konfirmimit”.

Ministria e Jashtme e Katarit ka lëshuar një deklaratë duke dënuar ashpër sulmin ajror izraelit në spitalin e Gazës që vrau qindra civilë.

Zgjerimi i sulmeve izraelite mbi Rripin e Gazës për të përfshirë spitale, shkolla dhe qendra të tjera të popullsisë është një përshkallëzim i rrezikshëm”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau e quajti sulmin ajror, i cili thuhet se ka vrarë të paktën 500 palestinezë, "të tmerrshëm dhe absolutisht të papranueshëm".

Ministria e Jashtme egjiptiane tha gjithashtu se "dënon në termat më të ashpër" sulmin në spital, duke e quajtur atë "një shkelje serioze të dispozitave të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar".

Ministria e Jashtme e Jordanisë foli gjithashtu për të dënuar ashpër sulmin, ndërsa Irani e quajti atë një "krim të egër lufte".

Situata mbetet ende e paqartë me palët që akuzojnë njëra-tjetrën për sulmin. Hamas në një deklaratë në Telegram e quajti “masakrën e tmerrshme” një “krim gjenocidi”.

Shumica e viktimave janë familje të zhvendosura, fëmijë dhe gra, tha organizata teksa shtoi se kjo ekspozon gjithashtu mbështetjen amerikane dhe perëndimore për këtë pushtim kriminal.

Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet arabe dhe islamike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndërhyjnë menjëherë, tani dhe jo nesër… për të ndalur arrogancën e pushtimit dhe ushtrinë e tij fashiste, dhe ta kërkojnë atë përgjegjës për gjenocidin që ka kryer për 11 ditë me radhë në zonën tashmë të bllokuar”, thuhej në deklaratë.

Nga ana tjetër një zëdhënës i ushtrisë izraelite, i cili tha se goditja e spitalit në qytetin e Gazës tre orë më parë nuk ishte një objektiv.

"Një spital është një ndërtesë shumë e ndjeshme dhe jo një objektiv i IDF. IDF aktualisht po heton dhe si gjithmonë i jep përparësi saktësisë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë me kujdes ndërsa raportojnë për një organizatë terroriste", thuhet në deklaratën izraelite.

Ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzon Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e spitalit në Gaza.

Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shkroi Netanyahu në Platformën X.

Situata mbetet tepër e paqartë, por ajo çfarë vihet re është mungesa e reagimit që dënojnë sulmin në spital nga vendet perëndimore të cilat deri më sot mbështesnin Izraelin./Pamfleti

izraeli sulmi gaza

Lini një Përgjigje