TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2023, 10:23

Mbyten dy varka me emigrantë në brigjet e Lampeduzas, raportohet për 2 viktima dhe 30 të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Mbyten dy varka me emigrantë në brigjet e Lampeduzas, raportohet

Dy varka me emigrantë nga Tunizia janë mbytur në brigjet italiane.

Sipas mediave fqinje janë mbytur dy emigrantë dhe rreth 30 të tjerë janë zhdukur në brigjet e Lampeduzës.

Njëra varkë kishte 48 emigrantë, nga të cilët u 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe 3 u shpallën të zhdukur. Ndërsa në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë, 2 u nxorën të vdekur, 14 u shpëtuan dhe të tjerët janë zhdukur.

Sakaq, u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një fëmijë një vjeç e gjysmë.

Varkat me emigrantë ishin nisur nga Sfax në Tunizi, ndërsa dyshohet se mund të jenë mbytur për shkak të kushteve të këqija të motit.

varka emigrante lampeduza viktima

Lini një Përgjigje