TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2023, 09:54

Rusia sulmon me bombë një qendër transfuzioni gjaku në Kharkiv, raportohet për dy viktima dhe 4 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Rusia sulmon me bombë një qendër transfuzioni gjaku në

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmi i mbrëmshëm rus me bomba të orientuara nga ajri në një qendër transfuzioni gjaku në rajonin Kharkiv të Ukrainës Lindore.

"Rusët goditën nga ajri me bombë të orientuar një ndërtesë jo-rezidenciale në fshatin Kruglyakivka, rrethi Kupyansk, që më pas shpërtheu në një zjarri të madh", tha kreu i administratës ushtarake rajonale Oleg Syniehubov, cituar nga agjencia e lajmeve në Kiev, Unian.

Lajmin për sulmin u dha mbrëmë nga vetë presidenti i ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërkohë mësohet se Vendbanimet në rrethet Bohodukhiv, Kharkiv, Chuhuiv, Izyum dhe Kupyansk janë bombarduar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë Ukraina kërkon më shumë avionë luftarakë F-16 dhe më shumë armë.

“Rusia nuk ndalet nëse nuk e ndalim”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

"Komuniteti global duhet të fokusohet në detyrimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Armatosni Ukrainën, duke përfshirë dhe avionët F-16, për të mbyllur qiellin dhe zbatimin e Formulës së Paqes në Ukrainë", shkruan ai në Twitter.

rusi sulm bombe

Lini një Përgjigje