TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2026, 21:15

Me pushkë të mbushur drejt Kapitolit, 18-vjeçari alarmon autoritetet amerikane

Shkruar nga Pamfleti
Me pushkë të mbushur drejt Kapitolit, 18-vjeçari alarmon
Foto ilustruese

Policia e Kapitolit në SHBA (U.S. Capitol Police – USCP) arrestoi një 18-vjeçar që po i afrohej ndërtesës së Kapitolit në Uashington, duke mbajtur një armë gjahu të mbushur. Autoritetet sqaruan se deri më tani nuk ka të dhëna për një kërcënim më të gjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu u pikas pak pas mesditës teksa po drejtohej drejt ndërtesës. Oficerët e ndaluan në pjesën perëndimore të Kapitolit (West Front), në momentin kur ai kishte nisur të vraponte drejt hyrjes. Policia i kërkoi të hidhte armën dhe ai iu bind urdhrave, duke u arrestuar në vend.

Autoritetet bënë të ditur se 18-vjeçari mbante një jelek ushtarak dhe kishte me vete disa fishekë. Ai kishte parkuar një automjet tip Mercedes SUV në një bllok pranë Kapitolit, ku policia gjeti gjithashtu një helmetë dhe një maskë kundërgaz.

Policia theksoi se nuk rezultojnë persona të tjerë të përfshirë dhe se nuk ka rrezik aktiv për sigurinë publike. Motivi i veprimit të të riut nuk është bërë ende i ditur, ndërsa autoritetet konfirmuan se ai nuk është banor i zonës së Uashingtonit.

shba kapitol

Lini një Përgjigje