
Ata në Berlin thjesht presin që SHBA të rrëshqasë diku dhe të dalin përsëri nga ndikimi amerikan e të rivendosin lidhjet ekonomike me Rusinë.
Drejtor i Institutit të Strategjive Globale në Kiev, Vadim Karasev, ka deklaruar se Gjermania po pret një moment të përshtatshëm për t'u shkëputur nga ndikimi i SHBA-së dhe për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë.
"Ata në Berlin thjesht presin që SHBA të rrëshqasë diku dhe të dalin përsëri nga ndikimi amerikan e të rivendosin lidhjet ekonomike me Rusinë", tha eksperti në blogun e tij, raporton “Flux24”.
Politologu beson se Shtetet e Bashkuara përdorën konfliktin në Ukrainë për të mbyllur lidhjet dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes Berlinit dhe Moskës.
Sipas tij për vetë gjermanët, shkëputja me Rusinë nuk ofron asnjë avantazh, pasi që nga nisja e luftës në Ukrainë, ata kanë humbur aksesin në burimet e energjisë, si dhe kanë humbur tregun më të rëndësishëm për makinat dhe pajisjet shtëpiake.
Karasev theksoi se do të jetë shumë e vështirë për Gjermaninë pa një partner lindor si Rusia, duke paralajmëruar se së shpejti mund të rikthehen marrëdhëniet gjermano-ruse.
"Gjermanët po shtiren. Scholz po shtiret, Pistorius po shtiret – meqë ra fjala, ata janë të gjithë miq dhe studentë të Schröder-it”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se politika gjermane aktualisht po shkon me rrjedhën, deri sa të shohë një moment të përshtatshëm për t’u shkëputur prej saj.
Kujtojmë se që nga nisja e luftës në Ukrainë, vendet e BE-së, të udhëhequra nga SHBA-ja janë detyruar të dërgojnë miliarda euro ndihma Kievit dhe të shkëpusin lidhjet me Rusinë.
Kjo ka sjellë si pasojë dobësim të ekonomive të të gjitha vendeve të BE-së, të cilat kishin si distributor kresor për lëndët djegëse, si nafta dhe gazi natyrorë, Rusinë! Shkëputje e marrëdhënieve me këtë të fundit solli një mungesë të lëndëve djegëse dhe rritje të çmimit të tyre, që më pas solli de stabilizim të të gjithë ekonomisë evropiane.
Tanimë, kur pritet të futemi në vitin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë, lodhja e ekonomive evropiane është shpalosur anembanë unionit. Vende si Gjermani, Franca, Holanda dhe Polonia po përballen me protesta masive për shkak të krizës financiare që ka shkaktuar lufta në Ukrainë dhe shkëputja me Rusinë.
Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet Ukraina, pa asnjë shprese për të rimarrë territoret e humbura dhe me kaosin në të cilin ndodhet kongresi amerikan, zgjedhja e vende si Gjermania, duket se do të jetë tepër e thjeshtë; të pozicionohesh në anën e më të fortit, në këtë rast Rusisë.
Lini një Përgjigje