Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka udhëtuar për në Florida të SHBA-ve, për një takim me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump. Sipas mediave të huaja, anëtarët e resortit Mar-a-Lago të Trump e mirëpritën Melonin me duartrokitje pas një prezantimi nga presidenti i zgjedhur. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Meloni shihet në sallën e hyrjes së rezidencës së Trump së bashku me presidentin e zgjedhur, sekretarin e ardhshëm të shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e ardhshëm të thesarit Scott Bessent.
Kryeministrja shoqërohej nga ambasadorja në SHBA, Mariangela Zappia. Bashkë me ta edhe këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare, Mike Waltz dhe ambasadori i ardhshëm i SHBA në Itali, Tilman Fertitta.
Sipas një gazetari të Wall Street Journal, Trump tha se “Meloni ka pushtuar vërtet Europën”.
“Është shumë emocionuese, unë jam këtu me një grua të mrekullueshme, kryeministren e Italisë”, citohet të ketë thënë Trump.
Udhëtimi i saj vjen disa ditë përpara se ajo të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden gjatë një vizite në Romë nga e enjtja deri më 12 janar. Ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të takimit të tyre, sipas mediave të huaja, Meloni kishte planifikuar të fliste me Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë, çështjet tregtare, Lindjen e Mesme dhe gjendjen e vështirë të një gazetareje italiane të arrestuar në Teheran.
Italian Prime Minister Giorgia Meloni is visiting Trump in Mar-a-Lago today.
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 5, 2025
Meloni is on a mission to strengthen relations between European and American conservative leaders. Meloni has also met with Javier Milei on numerous occasions in recent months.
???????????????????????? pic.twitter.com/1lVsSV4OJS
Trump mundi Biden në zgjedhjet e nëntorit dhe po përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të takimit të tyre, Meloni kishte planifikuar të fliste me Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë, çështjet tregtare, Lindjen e Mesme dhe gjendjen e vështirë të një gazetarje italiane të arrestuar në Teheran, sipas raporteve të mediave italiane.
Ajo shihet si një partnere potencialisht e fortë për Trump, duke pasur parasysh kredencialet e saj konservatore dhe stabilitetin e koalicionit të krahut të djathtë që ajo kryeson në Itali.
Ajo gjithashtu ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me miliarderin, CEO të teknologjisë, Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trumpit i cili shpenzoi më shumë se një çerek miliardë dollarë për ta ndihmuar atë të fitonte zgjedhjet.
Lini një Përgjigje