TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shkurt 2026, 10:06

Mes tensioneve globale, Kina i dërgon mesazh të qartë Evropës: Jemi partnerë, jo rivalë!

Shkruar nga Pamfleti

Mes tensioneve globale, Kina i dërgon mesazh të qartë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka bërë thirrje për menaxhimin e kujdesshëm të mosmarrëveshjeve mes Pekinit dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit praktik dhe përballimin e përbashkët të sfidave globale.

Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, deklaratat janë bërë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku Wang zhvilloi takime me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, si dhe me homologun francez, Jean-Noël Barrot.

Gjatë bisedimeve, Wang Yi ka theksuar se zhvillimi i Kinës duhet parë si një mundësi për Evropën dhe jo si kërcënim, duke shtuar se sfidat aktuale të kontinentit evropian nuk burojnë nga veprimet e Pekinit. Ai e përkufizoi marrëdhënien Kinë-BE si një partneritet strategjik.

“Kina dhe Bashkimi Evropian janë partnerë, jo rivalë. Ndërvarësia nuk është rrezik dhe bashkëpunimi i hapur nuk dëmton sigurinë”, citohet të ketë deklaruar ai.

Në një kontekst ndërkombëtar të cilësuar gjithnjë e më kompleks, Wang bëri thirrje për forcimin e dialogut, ruajtjen e stabilitetit në marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Lini një Përgjigje