TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Qershor 2025, 20:14

Ministri polak tallet me Elon Musk pas 'divorcit' me Trump: E sheh që politika nuk është aq e thjeshtë

Shkruar nga Pamfleti

Ministri polak tallet me Elon Musk pas 'divorcit' me Trump: E sheh

Më 9 mars Elon Musk shkroi në rrjetin social X se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Musk theksoi se nëse u ndalon internetin ukrainasve, fronti i tyre bëhet pikë e pestë.

Po atë ditë, ndaj Musk reagoi Radosllav Sikorski, ministër i Jashtëm i Polonisë. Sikorski i kujtoi Elon Musk se shpenzimet për shërbimet e internetit nëpërmjet Starlinkut i paguan Polonia - 50 milionë dollarë në vit.

Ai u përgjigj menjëherë duke i thënë se: “Mbylle vogëlush, ju paguani vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve. Dhe nuk ka zëvendësim për Starlinkun”.

Ndërsa sot, me një postim të 9 marsit, Sikorski iu drejtua Muskut duke i thënë: “E sheh burrë i madh, politika është më e vështirë se ç’ke menduar ti”.

Musk nuk është përgjigjur ende. Duket se është i zënë me sulme digjitale kundër Donald Trumpit, të cilit në fushatën elektorale i dhuroi të paktën 250 milionë dollarë. Vëllazëria e tyre mori fund më 5 qershor 2025.

Lini një Përgjigje