TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Qershor 2026, 11:13

Momenti viral mes Trump dhe Brigitt Macron, 13 sekonda që po bëjnë bujë nga G7 (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Momenti viral mes Trump dhe Brigitt Macron, 13 sekonda që po
Trump me Macron

Shtrëngimi i duarve mes Donald Trumpit dhe Brigitte Macronit, në kuadër të Samitit të G7 në Evian të Francës, është bërë viral gjatë orëve të fundit…

Shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, zgjati plot 13 sekonda gjatë samitit të G7 në Evian të Francës.

Ky shtrëngim i pazakontë ndodhi ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte prisnin liderët e vendeve të G7. Mediat ndërkombëtare kujtuan se Trump dhe Macron kanë një histori të gjatë shtrëngimesh duarsh të forta dhe më të gjata se zakonisht. Megjithatë, kjo është hera e parë që presidenti amerikan pati një shtrëngim të tillë me Brigitte Macron.

Momenti i sikletshëm mes Presidentit Donald Trump dhe Brigitte Macron në samitin e G7 u bë viral, pasi një eksperte e leximit të buzëve pretendoi se zbuloi atë që presidenti amerikan tha gjatë kësaj ndërveprimi të pazakontë. Nicola Hickling u përpoq të deshifronte fjalët që ata shkëmbyen përpara kamerave, duke folur për gazetën Daily Mail.

Sipas saj, Trump fillimisht i tha Emmanuel Macronit: “Jam gati për sonte”, përpara se të kthehej nga Brigitte Macron. Hickling pretendon se presidenti amerikan e përshëndeti Zonjën e Parë të Francës me fjalët: “përshëndetje, e dashur”, ndërsa ajo iu përgjigj: “gëzuar ditëlindjen”, pasi presidenti amerikan kishte festuar ditëlindjen e tij pak ditë më parë.

Takimi i shkurtër mes tyre ndodhi pas komenteve tallëse të Trumpit për martesën e Brigitte dhe Emmanuel Macronit, në një kohë kur tensionet mes dy liderëve botërorë janë shtuar. Duke folur në një aktivitet privat në prill, kur kritikoi Francën për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së lidhur me Iranin, Trump akuzoi Brigitte Macron se ishte sjellë “jashtëzakonisht keq” me Emmanuel Macron.

Momenti viral mes Trump dhe Brigitt Macron, 13 sekonda që po

“Telefonova Macronin e Francës, gruaja e të cilit sillet shumë keq me të. Ai ende po rikuperohet nga goditja në nofullën e djathtë”, tha Trump, duke iu referuar dukshëm një videoje virale të vitit të kaluar, në të cilën Brigitte dukej sikur e shtynte me forcë fytyrën e Emmanuel Macronit ndërsa ata po zbrisnin nga avioni presidencial francez.

Më vonë, Emmanuel Macron reagoi ndaj këtyre komenteve, duke deklaruar se fjalët e Trumpit nuk ishin «elegante dhe nuk ishin në lartësinë e rrethanave».

 

trump macron momentet pikante

Lini një Përgjigje