Është bërë virale orët e fundit një foto e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila fsheh fytyrën në xhaketën e saj, teksa po zhvillohet një debat në Parlamentin e Romës.
Fotoja është postuar nga të gjitha mediat italiane dhe gjithashtu nga Wall Street Journal, në faqen e saj të parë.
“Look at me”.#WallStreetJournal #PresidentedelConsiglio #GiorgiaMeloni #Meloni pic.twitter.com/EccOyPpzMI
— cristina mezzetti (@cristinamezzett) March 21, 2024
E gjithë ngjarja lidhet me një fjalim të kryeministres italiane në Parlament.
Gjatë një dialogu të shkurtër, kreu i ambientalistëve italianë Angelo Bonelli i tha Melonit “të mos e shikojë me një vështrim që shkakton shqetësim të madh”.
Kryeministrja e vendit ka reaguar me një lëvizje spektakolare.
Due milioni di famiglie rischiano di perdere la casa all'asta mentre le banche distribuiscono 28 miliardi di utili. Giorgia Meloni resta a guardare, come non fa nulla per un negoziato di pace, per evitare la Terza Guerra Mondiale. pic.twitter.com/5kBFwltn47
— Giuseppe Conte (@GiuseppeConteIT) March 20, 2024
Fillimisht ka hapur krahët gjerësisht dhe më pas u “fsheh” menjëherë brenda xhaketës.
Skena është kapur nga kameramanët dhe fotografët.
Vetë Georgia Meloni, duke komentuar ngjarjen e pazakontë nëpërmjet internetit, nënvizoi: “Vë re se shumë deputetë të opozitës reaguan me habi sepse unë iu përgjigja me ironi, duke mbuluar fytyrën, deklaratës së kreut të ambientalistëve për të mos shkaktuar stres për kolegun”.

Lini një Përgjigje