TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2023, 15:59

Moska kërcënon Perëndimin me përshkallëzim të luftës: Probabiliteti i një konflikti bërthamor në nivelin më të lartë në dekada

Shkruar nga Pamfleti
Moska kërcënon Perëndimin me përshkallëzim të
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov është shprehur se perspektiva e përshkallëzimit bërthamor ka arritur pikën kulminante, pas lajmeve se Mbretëria e Bashkuar po furnizon Ukrainën me armë që përmbajnë uranium të varfëruar.

Pas kritikave për lëvizjen nga Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov edhe Ryabkov tha se probabiliteti i një konflikti bërthamor ishte tani "në nivelin më të lartë në dekada".

Në komentet e raportuara nga agjencitë ruse të lajmeve, ai tha gjithashtu se nuk mund të flitet për negociata të fshehta apo të hapura me SHBA-në për rivendosjen e traktatit të ri START të reduktimit të armëve bërthamore.

Uraniumi i varfëruar përdoret në armë sepse mund të depërtojë më lehtë në tanke dhe armatura për shkak të densitetit dhe vetive të tjera fizike. Predhat që e përmbajnë atë bëhen më të mprehta dhe ndizen kur bien në kontakt me armaturën.

Megjithatë, sipas Institutit të OKB-së për Hulumtimin e Çarmatimit, municionet e uraniumit të varfëruar nuk mund të konsiderohen si armë bërthamore. Ata thonë se uraniumi i varfëruar nuk plotëson përkufizimet ligjore të armëve bërthamore, radiologjike, toksinike, kimike, helmuese ose ndezëse.

Por nuk është vetëm lëvizja e Mbretërisë së Bashkuar që ka zemëruar Moskë, pasi SHBA ka njoftuar së fundmi se do të vazhdojë fluturimet me dron mbi Detin e Zi. Pavarësisht se një avion luftarak rus u përplas me një dron amerikan në fillim të këtij muaji.

"Ne e kemi gjetur veten në një gjendje konflikti të hapur defaktori me SHBA", tha Ryabkov

 

 

moska kërcënon prëndimin luftë bërthamore

Lini një Përgjigje