TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2023, 16:16

“Mungesë gjumi, stres dhe frikë”, të mbijetuarit e tërmetit “apokaliptik” në Turqi shfaqin çrregullime psikologjike

Shkruar nga Pamfleti

“Mungesë gjumi, stres dhe frikë”, të mbijetuarit e

Të mbijetuarit e tërmetit katastrofik në Turqi,  e sidomos në Antakia e lashtë, po vuajnë në heshtje fatkeqësinë  që vrau më shumë se 50,000 njerëz dy muaj më parë. Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda mureve. Madje disa prej tyre kanë nisur të kenë frikë edhe nga malet që kanë qenë burimi i tyre i mirëqenies. Cuma Zobi e njeh mirë këtë ndjenjë.

 “Unë nuk fle më, shkoj në shtrat në orën 3 të mëngjesit dhe zgjohem në 5, 6 të mëngjesit,  Edhe djali im ishte në Antalia dhe tani është kthyer të më shohë për një javë, zgjohet disa herë duke bërtitur natën, për shkak të tërmetit”, tha Cuma Zobi, roje sigurie.

Psikiatri vullnetar Eralp Turk përpiqet të shërojë ankthin duke u endur  rreth zonës së fatkeqësisë me një kuti plot me pilula në makinën e tij dhe një bllok shënimesh për regjistrimin e emocioneve.

 “Tre çrregullimet mendore më të shpeshta me të cilat përballemi aktualisht janë reagimet e rënda të stresit, reagimet e pikëllimit të lidhura me humbjet dhe së fundi rishfaqja e sëmundjeve të vjetra psikiatrike që janë zgjuar nga tërmeti te pacientët”, tha Eralp Türk, psikiatër vullnetare në zonën e tërmetit

Në ditën e fatkeqësisë, foshnja e Sevgit ishte vetëm 15 ditëshe. Tani kjo nënë e re jeton me frikë.

Ka pasur tërmet dhe  ende toka  dridhet nganjëherë. Kështu që  padyshim ndiej frikë. Dhe nuk është në  frikë vetëm  për mua, por për fëmijën tim, ne jemi të shqetësuar”, tha Sevgi Dagli.

Shumë nga qytetarët  që humbën shtëpitë e tyre  po shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik e ndoshta do të duhet shumë kohë të rimarrin veten.

turqi pasojat e tërmetit

Lini një Përgjigje