Bota24 Maj 2024, 22:28

“Mur dron” në kufirin rus, plani special i NATO- për të ndalur hegjemoninë e Putinit

Shkruar nga Pamfleti

“Mur dron” në kufirin rus, plani special i NATO- për

Ajo deklaroi se muri do të ndërtohet me një teknologji komplekse dhe tepër të ndërlikuar me sisteme mbikëqyrëse, dronë dhe teknologji të tjera.

Nisja e agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt 2022 ndryshoi përgjithmonë botën. Një luftë e cila u nis për të përfunduar brenda 2 javësh, ka hyrë në vitin e saj të tretë dhe arritja e paqes duket ende shumë larg.

Me kalimin e kohës ushtria ruse e ka marrë veten dhe makineri e luftës së Putinit ka nisur të ri ngrihet dhe po bëhet tepër e frikshme. I gjithë shteti është vënë në funksion të prodhimit të armatimeve për t’i bërë ballë luftës me perëndimin. Kjo ka frikësuar shtetet fqinje me Rusinë, të cilat nuk do mend të kuptosh që kur Putin të mbarojë me Ukrainën, të nisë pushtimin e radhës.

Nisur nga kjo, BE-ja, anëtarët e NATO-s, Lituania dhe pesë shtete të tjera pranë kufirit me Rusinë ranë dakord të ngrenë një "mur dronësh" për mbrojtje kundër provokimeve, raporton "AFP".

Plani për përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot për mbrojtje u ra dakord për shkak të shqetësimeve të sigurisë në rajon mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Projekti u bë i ditur nga ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite pas bisedimeve me homologët e saj nga shtetet e tjera baltike si Estonia dhe Letonia, si dhe Finlanda, Norvegjia dhe Polonia.

Ajo deklaroi se muri do të ndërtohet me një teknologji komplekse dhe tepër të ndërlikuar me sisteme mbikëqyrëse, dronë dhe teknologji të tjera.

Kjo është një gjë krejtësisht e re, një mur me dron që shtrihet nga Norvegjia në Poloni dhe qëllimi është të përdorim dron dhe teknologji të tjera për të mbrojtur kufijtë tanë. Jo vetëm me infrastrukturë fizike, sisteme mbikëqyrjeje, por edhe me dronë dhe teknologji të tjera, të cilat do të na lejojnë të mbrohemi nga provokimet nga vendet jomiqësore dhe të parandalojmë kontrabandën”, tha ajo për agjencinë e lajmeve "BNS".

Përveç vendosjes së dronëve për të monitoruar kufirin, vendet do të përdorin gjithashtu sisteme anti-drone për të ndaluar UAV-të e armikut.

Pavarësisht se Bilotaite zbuloi planin ajo nuk dha një kornizë kohore se kur mund të implementohet kjo strategji e sofistikuar mbrojtjeje./Pamfleti