Bota19 Qershor 2023, 14:36

NATO i mbyll derën Ukrainës: Në samitin e ardhshëm nuk do të flasim për anëtarësimin e Kievit

Shkruar nga Pamfleti

NATO i mbyll derën Ukrainës: Në samitin e ardhshëm nuk do

Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk do të diskutohet në samitin e Aleancës në Vilnius (më 11 dhe 12 korrik).

“Ajo që po diskutojmë është se si ta afrojmë Ukrainën me NATO-n. Ka konsultime të vazhdueshme dhe nuk mund të paragjykoj rezultatin e tyre”, u shpreh Stoltenberg.

Ai vijoi duke thënë se dyert e NATO-s janë të hapura, siç tregoi Aleanca me ftesën për Finlandën dhe Suedinë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shtoi se do të zbatohet ajo që është thënë që prej vitit 2008, se Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës duke vënë në dukje se i takon aleatëve të vendosin se kur është koha e duhur dhe e drejta e vetos për vendimet e NATO-s nuk i takon Rusisë.

Gjatë konferencës së përbashkët ata u shprehën se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë dhe theksuan se NATO nuk është e përfshirë në luftë.

nato ukraina samit anetaresim