Bota17 Maj 2024, 20:03

Ndahet nga jeta gazetari i njohur italian Franco Di Mare, në Shqipëri u përball me plumbat e 97-ës

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta gazetari i njohur italian Franco Di Mare, në Shqipëri

Unë kam kancer. Sot ne kujdesemi për veten dhe shpesh shërohemi. Jo nga ky. Ai nuk largohet, më së shumti mund ta ngadalësoni...

Gazetari i njohur italian, Franco Di Mare është ndarë sot nga jeta. Këtë e ka bërë të ditur familja përmes një komunikate.

I përqafuar nga dashuria e gruas, vajzës, motrave dhe vëllait dhe nga dashuria e miqve të tij më të ngushtë, Franco Di Mare ndërroi jetë sot”. I dërguar prej vitesh në zonat "më të nxehta" të planetit, Di Mare kishte mesothelioma, një prej kancerëve më të këqij.

Ishte vetë ai që e njftoi një vit më parë. "Unë kam kancer. Sot ne kujdesemi për veten dhe shpesh shërohemi. Jo nga ky. Ai nuk largohet, më së shumti mund ta ngadalësoni, por ai qëndron atje dhe është një nga më të këqijtë”, tha ai.

Di Mare identifikoi shkakun e mesotheliomas pasi ka qenë në Ballkan për një kohë të gjatë, “mes plumbave të uraniumit të varfëruar, hiper-të shpejtë, hiper-shkatërrues, i aftë për të rrëzuar një ndërtesë. Çdo shpërthim lëshonte grimca të pafundme asbesti në ajër. Mjaftoi një. Gjashtë mijë herë më e lehtë se një fije floku. Ndoshta e kam takuar në Sarajevë, në korrik 1992, misioni im i parë. Ose e fundit, në vitin 2000, kush e di. Nuk mund ta dija, por kisha marrë frymë vdekjen. Periudha e inkubacionit mund të zgjasë deri në 30 vjet. Këtu jemi".

Mes momenteve të tij më të rrezikshme, Franco di Mare ka kujtuar shpesh një episod të përjetuar në Shqipëri gjatë revoltave të 1997, që ai i ndiqte si i dërguar special: “U gjenda papritur në një konflikt të armatosur mes bandave rivale dhe një plumb më kaloi mbi kokë. Shpëtova vetëm se u ula për të marrë baterinë e telekamerës në cantë. Qesh vërtetë me fat!”, ka treguar ai.

Karriera e tij gazetareske është shumë e gjatë dhe plot me pasazhe të rëndësishme: ai iu bashkua Rait në vitin 1991, duke u bërë korrespondent special në 1995; në vitin 2002 u transferua në Tg1, ku mbuloi shumicën e konflikteve të njëzet viteve të fundit - Bosnjë, Kosovë, Somali, Mozambik, Algjeri, Shqipëri, Etiopi, Eritre, Ruanda, luftërat e para dhe të dyta të Gjirit, Afganistan, Timorin Lindor, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Në vitin 2003 ai u bë prezantues televiziv në Rai 1, në 2019 ai u bë zëvendësdrejtor i Rai1, në maj 2020 mori drejtimin e Rai3, rrjeti në të cilin ai zbarkoi Che tempo che fa nga Fabio Fazio . Dhe vetë Fazio ishte ndër të parët që komentoi vdekjen e Di Mare: “E dija si gjithë të tjerët se do të ndodhte së shpejti. Por çdo herë që ndodh diçka e tillë ne habitemi dhe nuk jemi kurrë gati”.