Bota30 Mars 2023, 18:46

Ndihmuan mikun e Putinit të hapte llogari bankare në Zvicër, 4 bankierët gjobiten me 800 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmuan mikun e Putinit të hapte llogari bankare në Zvicër, 4

Katër bankierë që ndihmuan një mik të ngushtë të Vladimir Putinit të lëvizte miliona franga përmes llogarive bankare zvicerane.

Të katër ata u shpallën fajtorë të enjten për ndihmën e Sergey Roldugin, një violonçelist i cili është quajtur "portofoli i Putinit" nga qeveria zvicerane.

Drejtuesit, tre rusë dhe një zviceran, ndihmuan Roldugin, i cili është kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Maria, të depozitonte miliona franga në llogaritë bankare zvicerane midis 2014 dhe 2016.

Katër personat të cilët nuk mund të identifikohen sipas kufizimeve të raportimit zviceran, u shpallën fajtorë në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut dhe u gjobitën me nga 809, mijë dollar si dhe u pezulluan për dy vite nga ushtrimi i profesionit.

Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese. Një zëdhënës i Gazprombank, ku punonin katër drejtuesit, e përshkroi vendimin si një "ditë të zezë", duke shtuar se bankierët do të apelonin të gjithë.

Të katër drejtuesit ndihmuan Roldugin të operonte dy llogari bankare në Gazprombank në Zyrih, përmes të cilave rrodhën miliona franga, pa kryer kontrolle të mjaftueshme, u shpreh gjykata.

 

bankierët zvicër