TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2025, 15:22

Negociatat Rusi-Ukrainë, Rutte skeptik: Nuk garantojnë paqe, Putini duhet kontrolluar

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat Rusi-Ukrainë, Rutte skeptik: Nuk garantojnë paqe, Putini

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u shpreh skeptik lidhur me mundësinë që negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë të sjellin një paqe të qëndrueshme, por shtoi se ato janë të domosdoshme për të frenuar agresionin e Vladimir Putinit.

Në një deklaratë gjatë një konference për shtyp, Rutte tha se objektivi i përbashkët i aleatëve të NATO-s dhe SHBA-së është që Ukraina të arrijë një paqe të fortë dhe afatgjatë.

Putini nuk duhet ta provojë më kurrë të sulmojë. Për këtë, ai duhet të kontrollohet,” u shpreh ai.

Rutte tha se është e rëndësishme që të ketë bisedime, qoftë me Putinin apo me ekipin e tij, dhe përshëndeti përpjekjet e SHBA-së për të marrë nismën në këtë drejtim. Ai përmendi gjithashtu rolin e ish-presidentit Donald Trump në nxitjen e negociatave.

#rutte nato ukrainë

Lini një Përgjigje