TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Korrik 2025, 22:55

Netanyahu përplaset me Londrën: Një shtet xhihadist në kufijtë e Izraelit sot, do të kërcënojë Britaninë nesër

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu përplaset me Londrën: Një shtet xhihadist në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër kryeministrin britanik Sir Keir Starmer pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në shtator, nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.

Ky vendim shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit dhe ndëshkon viktimat e tij. Një shtet xhihadist në kufijtë e Izraelit sot do të kërcënojë Britaninë nesër. Politikat e pajtimit me terroristët xhihadistë gjithmonë dështojnë. Do të dështojnë edhe për ju. Kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Zyra e Kryeministrit britanik (No 10) publikoi detajet edhe të një bisede telefonike të zhvilluar më herët mes dy liderëve. Një zëdhënëse e Downing Street tha se Starmer e filloi bisedën duke rithënë mbështetjen për Izraelin, duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe duke dënuar sulmet terroriste të 7 tetorit 2023.

Por Starmer theksoi se situata humanitare në Gaza është bërë e papranueshme dhe i kërkoi Netanyahut të heqë menjëherë të gjitha kufizimet për hyrjen e ndihmave humanitare për popullsinë civile:

Njerëzit atje kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ndihma, dhe kjo nuk mund të presë”, tha kryeministri britanik.

Starmer gjithashtu i prezantoi homologut izraelit planin për njohjen e Palestinës dhe zhvilloi një telefonatë të veçantë me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili e mirëpriti këtë vendim. Ai foli gjithashtu me Mbretin e Jordanisë dhe kryeministrin e Kanadasë, duke paralajmëruar biseda të tjera në ditët në vijim.

 

Lini një Përgjigje