
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se pika kufitare Rafah, në Rripin jugor të Gazës do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të dytë.
Ai deklaroi se hapja e pikës kufitare me Egjiptin do të merret në konsideratë vetëm nëse Hamasi kthen trupat e pengjeve dhe zbaton marrëveshjet.
Më herët, ambasada palestineze në Egjipt kishte njoftuar se pika kufitare në Rafah do të rihapet të hënën, pasi kishte qenë i mbyllur që nga maji i vitit 2024.
Hamasi ende nuk i ka kthyer të gjithë trupat e pengjeve izraelite që mori më 7 tetor 2023 gjatë sulmit terrorist, teksa aktualisht ka vënë edhe mjetet e rënda në punë, si eskavatorët, për të lëvizur gërmadhat e rrënojat, me qëllim gjetjen e trupave të pengjeve.
Izraeli pret dorëzimin e 19 trupave, ndërsa sot i ktheu palës tjetër 15 trupa palestineze.
Lini një Përgjigje