
Aferat skandaloze dhe sjelljet e pahijshme seksuale janë të zakonshme në arenën politike, jo vetëm në vendet e prapambetura por edhe në ato më të zhvilluarat si SHBA, Francë, Itali e pothuajse çdo demokraci në mbarë globin.
Këtu kemi disa nga skandalet seksuale të bëra nga Presidentë e kryeministra të disa prej vendeve më të fuqishme në botë, të cilat në shumë raste tronditën politikën botërore.
Ish presidenti i Asamblesë Kombëtare franceze, André Le Toquer
Rasti i “baletit rozë” është një nga skandalet seksuale më të diskutueshme që përfshin një politikan francez. Në vitin 1959, një gazetë e përditshme zbuloi se presidenti i Asamblesë Kombëtare, André Le Toquer, po mbante festa seksi në rezidencën e tij zyrtare jashtë Parisit. Më vonë u zbulua se këto nuk ishin thjesht "festa" ato ishin orgji sado-mazokiste, që përfshinin vajza të reja deri në 14 vjeç.
73-vjeçari me një krah u dënua për "shkelje kundër moralit" në një skandal që përfshiu biznesmenë të mëdhenj francezë dhe madje edhe një konteshë rumune.
Ish presidenti francez, François Mitterrand
Në vitin 1994, revista franceze Paris Match zbuloi në mënyrë dramatike se presidenti i atëhershëm francez, François Mitterand kishte një marrëdhënie sekrete me një vajzë 20-vjeçare.
Lajmi shkaktoi skandal jo vetëm sepse Mitterrand në atë kohë ishte i martuar, por kryesisht sepse shteti e ndihmoi ta mbante të fshehur nga shtypi edhe pse Mitterand bënte vizita të rregullta te shtëpia e 20-vjeçares.
Ish deputeti britanik, John Major
Edwina Currie ka qenë deputete në parlamentin britanik prej vitit 1983–1997, e Partisë Konservatore. Currie është autore e gjashtë librave, duke përfshirë këtu dhe “Ditarët” (1987-‘92), në të cilin u bë publik marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin John Major. Ajo mbetet një figurë publike e konsideruar e sinqertë dhe shumë kokëfortë. Ajo ka një karrierë të rëndësishme si shkrimtare dhe si figurë mediatike.
Zbulimi i marrëdhënies katërvjeçare me ish-kryeministrin britanik, e cila fillonte në vitin 1984 dhe mbaronte më 1988 shkaktoi shumë bujë. Marrëdhënia kishte filluar kur ajo ishte deputete e thjeshtë, ndërsa Major ishte kryetari i grupit parlamentar të qeverisë nën drejtimin e Margaret Thatcer. Currie pretendonte se ajo i dha fund lidhjes kur vuri re se ajo po bëhej jopraktike dhe e rrezikshme, për shkak të prezencës së vazhdueshme të badigardëve. Në atë kohë u raportua se Major ndihej i turpëruar nga kjo lidhje dhe se ia kishte rrëfyer bashkëshortes së tij privatisht. Disa javë pasi Currie bëri publike këtë lidhje, ajo kritikoi publikisht Major, duke e akuzuar atë si “një nga kryeministrat më të paaftë”.
Ish presidenti i SHBA, Bill Clinton
Skandali Clinton-Lewinsky ishte një skandal seksual që përfshinte Bill Clinton , presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Monica Lewinsky , një praktikante në Shtëpinë e Bardhë . Marrëdhënia e tyre seksuale filloi në vitin 1995 - kur Clinton ishte 49 vjeç dhe Lewinsky ishte 22 vjeç - dhe zgjati 18 muaj, duke përfunduar në vitin 1997.
Vendbanimi presidencial amerikan nuk ishte kurrë i panjohur për skandalet seksuale. Përfshirja e tij famëkeqe me një praktikante 21-vjeçare në Shtëpinë e Bardhë, me episodin e turpshëm të "fustanit blu" ishte një nga skandalet seksuale më të shëmtuara të kohës së saj që u mbulua në mbarë botën. Qytetarët e vendeve të largëta, të cilët nuk e kishin idenë se kush ishte Presidenti para se të shpërthente historia, mësuan çdo detaj të sagës pikante pas zbulimit.
Ish presidenti i SHBA, John F.Kennedy
Kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura me skandale seksuale ku protagonist ishte vetë presidenti. Me një inat që po kthehej në sëmundje patologjike për të, Hoover kishte përgjuar çdo “fole dashurie” të Kennedy-t dhe kishte regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek e famshmja Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.
Ish kreu i FMN-së, Domenik Shtraus-Kan
Ish-kreu i FMN-së, Domenik Shtraus-Kan, u përfshi pak kohe më parë në një skandal seksual. Një prostitutë belge ka treguar se ajo ka qenë e pranishme në një hotel në Uashtington në vitin 2010 ku ish-kreu i FMN-së ishte pjesë e një “skuadre përdhunuesish”. 63-vjeçari u akuzua se ishte përfshirë në një rrjet prostitucioni bashkë me tre persona të tjerë, ndërsa vetë Shtraus-Kan ka mohuar akuzat.
Një akuzë për përdhunim, megjithëse u pushua si çështje, i kushtoi karrierën politike, pasi para saj ai shihej si kandidat potencial për president në Francë, ndërsa arrestimi i tij ka pasur hipoteza të ndryshme, qoftë edhe ato të “një komploti”.
Ish ministri dhe deputeti britanik Cecil Parkinson
Cecil Parkinson, 1983, ministri dhe deputeti britanik dha dorëheqjen nga kabineti i Margaret Thatcher pasi u zbulua se kishte lënë sekretaren e tij shtatzënë duke i premtuar se do martohej me të. Cecil Edward Parkinson u zgjodh deputet në vitin 1970. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1979 ai u bë zv/ministër i Tregtisë. Karriera e tij politike do të tronditej rëndë në tetor të vitit 1983, pasi u zbulua se ish-sekretarja e tij, Sara Keays ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Keays e bëri publik një fakt të tillë pas një debati në lidhje me pagesën për mbajtjen e fëmijës. Në vitin 1993 Parkinson arriti të fitonte një vendim gjyqësor sipas të cilit media britanike ndalohej t’i referohej vajzës së tij. Ky urdhër do të skadonte në vitin 2001, kur Flora, vajza arriti në moshë madhore. Kur ajo u bë 18 vjeçe, shtypi britanik shkruajti se Parkinson s’e kishte takuar asnjëherë vajzën e tij.
Ish guvernatori i New York, Eliot Spitzer
Guvernatori i New Yorkut, Eliot Spitzer u bë i njohur për publikun botëror më 2008-ën, kur dolën në sipërfaqe hetimet nga administrata tatimore. Pas monitorimit të transferimit të 10 mijë dollarëve, autoritetet kanë zbuluar një skandal tronditëse seksual: Elioti ishte Klienti nr.9, i cili për një orë seks me një prostitutë kishte paguar një mijë dollarë. Dhe këtë jo vetëm një herë. Eliot dha dorëheqjen.
Ish kryeministri Italian, Silvio Berlusconi
Në vitin 2009 Berlusconi u përfshi në skandale seksuale, duke përfshirë akuzat për një lidhje me një modele adoleshente. Një nga to ishte valltarja marokene Karima El-Mahroug, e njohur më mirë me pseudonimi Ruby, me të cilin ish-kryeministri italian kishte bërë seks. Atëherë ajo ishte vetëm 17 vjeçe.
Ish presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA-së nuk është një burrë dhe aq besnik, pasi është përfshirë disa herë në skandale seksuale. Siç të gjithë e dinë, Trump tradhtoi gruan e tij të parë me gruan e dytë, ndërsa gruan e dytë me atë të tretën dhe gruan e tretë me shumë të tjera, raste të cilat s’u bënë kurrë publike. Ajo që u shfaq kohët e fundit është një incident 10 vjeçar i lidhjes së POTUS me Stormy Daniels, i cili ishte një yll i njohur porno në atë kohë. Rast që u bë viral dhe ende ndodhet si çështje në gjykatë./Pamfleti
Lini një Përgjigje