Bota 2 Qershor 2023, 17:41

Nga lufta e përgjakshme në Ukrainë te librat për fëmijë, 'ekstremet' e kreut të grupit Wagner!

Shkruar nga Pamfleti

Nga lufta e përgjakshme në Ukrainë te librat për

Librat për fëmijë mund të mos jenë mendimi i parë që ju vjen në mendje kur mendoni për Yevgeny Prigozhin, udhëheqësin e grupit famëkeq mercenar Wagner.

Por Prigozhin, trupat e të cilit kapën pjesën më të madhe të Bakhmutit në betejën më të përgjakshme të luftës, ka shkruar dhe ilustruar një histori për fëmijë gati dy dekada më parë.

Sipas Moscow Times libri me 90 faqe, Indraguzik, tregon historinë e një mbretërie njerëzish të vegjël, që jetojnë mes njerëzve normal dhe Mbretit të tyre, i cili aksidentalisht bëhet shumë i madh për të sunduar mbi popullin e tij.

Një poezi në fund të tregimit ai e përshkruan Indraguzik si "qesharak dhe të çuditshëm", tha Moscow Times.

Faqja e lajmeve tha se 2,000 kopjet e shtypura nuk u nxorën kurrë në shitje dhe në vend të kësaj u shpërndanë miqve, familjes dhe bashkëpunëtorëve të biznesit.

wagner ukrainë prigozhin