
Kjo nuk është hera e parë që Air India përfshihet në incidente të tilla ajrore...
Të paktën 294 persona kanë vdekur pasi një aeroplan i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi të enjten. Përveç pasagjereve në bord, aksidenti ka qenë fatal edhe për disa student brenda konviktit të Kolegjit Mjekësor dhe Spitalit BJ, ku avioni u përplas.
The full sequence from take-off to crash—final moments of Air India 171 captured on CCTV. Clear catastrophic lack of lift just seconds after liftoff. pic.twitter.com/l6UAzZ3wtJ
— Shiv Aroor (@ShivAroor) June 12, 2025
Aeroplani po udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës dhe mbante 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 1 kanadez dhe 7 portugezë, nga të cilët vetëm 1 ka arritur ti shpëtojë aksidentit.
Ndërkohë që 5 studentë të mjekësisë kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik si dhe 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po marrin shërbime mjekësore.

Një ish-ministër indian mësohet se është midis viktimave të katastrofës ajrore të sotme. Bëhet fjalë për Vijay Rupani, i cili shërbeu si kryeministër i Gujarat, në Indinë perëndimore, nga viti 2016 deri në vitin 2021. Rupani, 68 vjeç, ishte anëtar i partisë në pushtet BJP të Indisë.

Pasagjeri i vetëm që i mbijetoi aksidentit i identifikuar si britaniko-indianin Vishwash Kumar Ramesh tha se dëgjoi një “zhurmë të lartë” rreth 30 sekonda pas ngritjes, përpara se aeroplani të rrëzohej.
"Gjithçka ndodhi kaq shpejt", tha ai, duke shtuar se kishte marrë "lëndime nga goditja" në gjoks, sy dhe këmbë.
"Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe ika. Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital", tha ai.

Nga ana tjetër, kompania mëmë e Air India, Tata Group është zotuar se do të ofrojë rreth 86,000 paund për familjet e çdo personi që humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit në Ahmedabad.

Një deklaratë e atribuar Natarajan Chandrasekaran, kryetar i Air India, tha se shpenzimet mjekësore të të lënduarve do të mbulohen gjithashtu.
"Ne mbetemi të palëkundur në qëndrimin tonë për të mbështetur familjet dhe komunitetet e prekura në këtë kohë të paimagjinueshme", tha ndër të tjera ai.
This is even more disturbing.
— Vijay Patel (@vijaygajera) June 12, 2025
There might be a death of 50 to 60 resident student doctors where a flight crashes into a hostel building. pic.twitter.com/WGrY1TeJcY
Ndërkohë që autoritet e shpëtimit po vijojnë për gjetjen e trupave, ndërkohë që pritet të nisur një hetim i hollësishme, për atë që tashmë është aksidenti ajror më fatal në botë.

-Shkaku i rrëzimi?
Ekspertët e aviacionit i kanë shtuar një dimension të ri hetimit për rrëzimin tragjik të aeroplanit të Air India pranë aeroportit të Ahmedabadit, duke treguar një problem të mundshëm me fletët gjatë ngritjes.
Në një video të verifikuar nga BBC, aeroplani shihet duke humbur lartësi dhe më pas shpërthen pas përplasjes me tokën.
Analisti i aviacionit Geoffrey Thomas vuri në dukje se në kohën e rrëzimit, ingranazhi i uljes ishte ende i shtrirë, ndërsa fletët ishin tërhequr tashmë.
"Kur e shoh këtë, shoh se ingranazhi i uljes është ende i ulur, por fletët janë tërhequr. Është shumë e pazakontë kaq shpejt pas ngritjes", tha ai.

Sipas Thomas, në kushte normale, ingranazhi i uljes tërhiqet brenda 10-15 sekondave nga ngritja, ndërsa fletët tërhiqen gradualisht brenda 10-15 minutave. Palosja e parakohshme e fletëve mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë e avionit për të zhvilluar shpejtësinë e kërkuar për ngjitjen e tij.
-Mundësia e gabimit njerëzor është e hapur
Analisti i aviacionit Terry Tozer theksoi të njëjtën gjë sa i takon pozicionimit të fletëve: "Është e vështirë të thuash diçka me siguri nga videoja, por fletët nuk duket se janë të zgjatura, gjë që mund të shpjegojë plotësisht pse avioni nuk e përfundoi ngritjen e tij siç duhet."

Ish-piloti dhe ligjëruesi i lartë në Universitetin e Buckinghamshire, Marco Chan, theksoi se një vendosje e gabuar e fletëve mund t'i atribuohet një gabimi të mundshëm njerëzor.
"Nëse fletët nuk janë vendosur saktë, kjo tregon një gabim të mundshëm njerëzor. Megjithatë, analiza e videos është e kufizuar për shkak të rezolucionit të ulët dhe nuk lejon përfundime përfundimtare", vuri në dukje ai.
-A është ky aksidenti ajrorë më fatal?

Fluturimi 171 i Air India mund të përfundojë si një nga aksidentet ajrore komerciale më vdekjeprurëse për sa i përket viktimave të pasagjerëve në të gjithë botën në 20 vitet e fundit.
Në vitin 1985, fluturimi 28M i British Airtours shpërtheu në flakë në pistën e Aeroportit të Mançesterit dhe 55 britanikë u vranë.
Fluturimet komerciale me numrin më të lartë të viktimave të pasagjerëve nga të gjitha kombësitë në dy dekadat e fundit përfshijnë Fluturimin 17 të Malaysia Airlines, i cili u rrëzua mbi Ukrainë në vitin 2014 nga një raketë e prodhuar në Rusi, duke vrarë 298 pasagjerë.
Fluturimi 370 i Malaysia Airlines u zhduk gjithashtu në mënyrë misterioze mbi Detin e Kinës Jugore në vitin 2014, me të gjithë 239 personat në bord që mendoheshin të vdekur.
Fluturimi i sotëm i Air India nga Aeroporti i Ahmedabadit është gjithashtu i pazakontë për shkak të mënyrës se si u rrëzua.
Ashtu si fluturimi vdekjeprurës i British Airtours i vitit 1985, edhe fluturimi 171 i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes.
Megjithatë, midis aksidenteve ajrore që nga viti 2019, vetëm 11% kanë ndodhur gjatë ngritjes, ndërsa 3% kanë ndodhur gjatë ngjitjes fillestare.

-A ka pasur incidente të tjera kjo linjë e “Air India”?
Air India, e cila filloi operacionet në vitin 1932, dhe dega e saj Air India Express, kanë pësuar disa aksidente fatale gjatë viteve.
Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit (ASN), aksidentet më të fundit fatale ishin:
Maj 2010: Boeing 737-800 (Air India Express) doli jashtë pistës në Mangalore të Indisë dhe u rrëzua në një grykë, duke vrarë 158 persona.
Gusht 2020: Pasi ateroi në Karipur të Indisë, një aeroplan Boeing 737-800 (Air India Express) doli nga pista, u rrokullis poshtë një argjinature dhe u shkatërrua, duke vrarë 21 persona.

Këto janë incidentet e të jo-fatale, sipas ASN, e cila i referohet burimeve të ndryshme:
Shtator 2024: Boeing 737-8HG (Air India Express) pati probleme me motorin pas ngritjes nga Delhi, gjë që u konfirmua nga linja ajrore, dhe avioni u kthye në aeroport.
Tetor 2024: Boeing 737-8HG (Air India Express) shpalli gjendje emergjence menjëherë pas ngritjes për shkak të një problemi hidraulik në Tamil Nadu, duke u ulur përfundimisht në mënyrë të sigurt, gjë që një ministër vendas tha se kishte ndikuar në ingranazhin e uljes.
Dhjetor 2024: Airbus A320-251N filloi lëvizjen e ngritjes (fillimi i rritjes së shpejtësisë për t'u ngritur) në një pistë taksish në vend të pistës në Goa, sipas rregullatorit të sigurisë së aviacionit, por u ndal kur u njoftua nga një kontrollues i kullës.
Dhjetor 2024: Boeing 737-86N (Air India Express) u kthye për të ulur në Kochi pasi u gjetën mbeturina gomash në pistë, sipas Onmanorama, një agjenci lajmesh lokale në Kerala.
Janar 2025: Airbus A320-251N pësoi një ndalim të motorit pasi u nis nga Bangalore dhe u ul shëndoshë e mirë në të njëjtin vend, sipas Times of India.

Mbretëria e Bashkuar po dërgon një ekip prej katër inspektorësh të aksidenteve ajrore në Ahmedabad për të ndihmuar homologët e tyre indianë. Ekipi, nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore e Mbretërisë së Bashkuar, do të niset nga Londra sonte në mbrëmje dhe do të mbërrijë në vendngjarje nesër pasdite.
Reagime të shumta kanë ardhur nga lider botëror të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet që kanë humbur të afërmit në këtë aksident tragjik.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu shqetësim për rrëzimin fatal të aeroplanit në Indi të enjten dhe tha se ka premtuar mbështetjen e SHBA-së nëse është e nevojshme pas aksidentit.
“Rrëzimi i avionit ishte i tmerrshëm. Unë ua kam thënë tashmë atyre, çdo gjë që mund të bëjmë - është një vend i madh, një vend i fortë, ata do ta përballojnë - jam i sigurt. Por u bëra të ditur se çdo gjë që mund të bëjmë, ne do të jemi atje menjëherë. Por ishte një rrëzim i tmerrshëm”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë./Pamfleti
Lini një Përgjigje