Kronike21 Shkurt 2023, 09:54

Aksidenti i rëndë në Berat, makina u përplas me shtyllën dhe mori flakë; ndërron jetë 28-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë në Berat, makina u përplas me
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi makina që drejtonte u përplas me shtyllën e ndriçimit dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, aty ku i riu me iniciale K. M. ka ndërruar jetë brenda në automjetin tip “Benz”.

“Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

putin 1 vjetori luftës