
Donald Trump ka reaguar menjëherë pas vendimit të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të mos u rikandiduar në Kongres në vitin 2027.
Presidenti Republikan e ka cilësuar këtë si “një ngjarje të madhe për Amerikën” dhe nuk ka kursyer fjalët e forta ndaj rivales së tij politike.
“Largimi i Nancy Pelosi-t është një ngjarje e madhe për Amerikën. Ajo ishte e keqe, e korruptuar dhe e përqendruar vetëm në atë që ishte e dëmshme për vendin tonë. Humbiste shpejt kontrollin e partisë së saj dhe kurrë nuk e rimori. Jam shumë krenar për të që u përpoq të më shkarkonte dy herë, pa sukses. Nancy Pelosi është një politikane tejet e mbivlerësuar”, deklaroi Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Pelosi, një figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike dhe një nga kundërshtaret më të ashpra të Trump, njoftoi vendimin e saj përmes një video-mesazhi drejtuar votuesve në San Francisko. Ajo tha se ishte koha për t’i lënë vend brezit të ri të liderëve demokratë, pas më shumë se tre dekadash në Kongres.
Me këtë vendim, një nga figurat më me ndikim të politikës amerikane largohet nga skena aktive, ndërsa Donald Trump e shfrytëzoi momentin për të rikonfirmuar konfliktin e gjatë dhe armiqësinë që ka karakterizuar raportin mes tyre.
Lini një Përgjigje