Bota16 Prill 2023, 11:23

Nuk ka armëpushim në Ukrainë për Pashkët Ortodokse, përplasja e përgjakshme në Bakhmut vazhdon

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka armëpushim në Ukrainë për Pashkët Ortodokse,

Pashkët ortodokse nuk kanë ndalur forcat ruse që të vazhdojnë sulmet ndaj Ukrainës. Luftimet e ashpra po zhvillohen në Bakhmut dhe në afërsi të qytetit Donetsk, ku gjatë natës kishte bombardime veçanërisht pranë Katedrales.

Si pasojë 1 person mbeti i vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur. Në momentin e shpërthimit të raketave, në kishë po mbahej mesha e Pashkëve Ortodokse.

Ndërsa sa i takon luftës në Bakhmut, zëdhënësi i komandës ushtarake të Ukrainës Lindore, Sergy Cherevati tha se beteja e përgjakshme vazhdon ende, megjithatë shtoi ai forcat ukrainase po përpiqen që të shtyjnë armikun jashtë qytetit.

Në Bakhmut po zhvillohen luftime të përgjakshme. Në zemër të zonës urbane të qytetit po zhvillohen beteja të përgjakshme. Ushtarët tanë po bëjnë gjithçka për të ulur aftësinë luftarake të armikut dhe për të ulur moralin e tij. Çdo ditë, në çdo cep të qytetit, po ia dalin”, tha zëdhënësi i komandës ushtarake të Ukrainës Lindore, Sergy Cherevati.

bakhmut ukrainë luftë