TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Tetor 2025, 10:14

Orban ‘korrupton’ Trump, marrëveshje ekonomike me SHBA-në

Shkruar nga Pamfleti
Orban ‘korrupton’ Trump, marrëveshje ekonomike me SHBA-në
Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Trump

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar ditën e sotme se do të takohet së shpejti me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për të diskutuar një marrëveshje ekonomike midis dy vendeve, raporton Reuters.

"Ekziston një datë dhe axhenda e negociatave është rreth 80% (e gatshme).Kur të mund të biem dakord me amerikanët për 20% të mbetur, do të vendosim së bashku me amerikanët se kur ta shpallim takimin dhe atëherë do të ndodhë", tha Orban, një aleat i hershëm i Trump, në një intervistë për faqen e lajmeve Mandiner.

Orban tha se Budapesti do të dëshironte që në agjendë të ishte një marrëveshje për taksat, në mënyrë që të parandalohet tatimi i dyfishtë. Po ashtu, ai tha se do të dëshironte të bisedonte me udhëheqësin amerikan për investime.

SHBA-ja e ka ndërprerë marrëveshjen për taksat me Hungarinë më 2022 dhe vendimi ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2023.

Orban ka parashikuar një “epokë të artë” të raporteve SHBA-Hungari në mandatin e Trumpit, pavarësisht tarifave të vendosura ndaj Bashkimit Evropian që dëmtuan ekonominë e Hungarisë.

Megjithëse Orban nuk ka zhvilluar një takim dypalësh me Trumpin që kur ai nisi mandatin në janar, ai disa herë ka shfaqur interesim për një marrëveshje ekonomike.

Udhëheqësi hungarez, i cili do të përballet me zgjedhjet më 2026, ka kultivuar një marrëdhënie të fortë personale me Trump përgjatë viteve. Qëndrimi i tij i ashpër kundër emigracionit i ka fituar mbështetje në rrethet e lidhura me Trumpin në SHBA.

Megjithatë, marrëdhëniet midis dy vendeve janë përballur me tensione, veçanërisht për shkak të politikave pro Kinës të Orbanit dhe varësisë së vazhdueshme nga importet e naftës dhe gazit natyror nga Rusia.

Një shenjë e prekshme e përmirësimit të raporteve nën administratën Trump erdhi muajin e kaluar, kur SHBA-ja e riktheu plotësisht statusin e Hungarisë në programin e saj të regjimit pa viza.

marrëveshje ekonomike me shba-në viktor orban - trump

Lini një Përgjigje