Një grua filmoi momentin kur një ortek goditi Val Veny, pjesë e vendpushimit të skive Courmayeur në Italinë veriperëndimore, duke vrarë dy persona. Momenti tragjik ndodhi mëngjesin e së martës, ndërsa pamjet e filmuara nga Siobhan Halford, tregojnë një grup njerëzish, përfshirë fëmijë, të ulur në radhë duke pritur teleferikun kur papritmas goditen nga orteku.
"Ne po qëndronim në radhë duke pritur teleferikun kur shumë njerëz filluan të shikonin prapa dhe të tregonin me gisht një ortek që po ndodhte në luginë. Në fillim ishte diçka magjike dhe e pabesueshme për t’u parë ", i thotë Halford, BBC-së.

Në vijim ajo shprehet “papritmas, reja e borës filloi të afrohej gjithnjë e më shumë dhe të gjithë e dinim se do të na godiste. Brenda pak sekondash, na mbuloi. Fëmijët që ishin me ne filluan të bërtisnin dhe të qanin, nuk mund të shihnim, ishte e vështirë të merrnim frymë. Kishte shumë panik”.
"Shumë njerëz na pyesin pse nuk vrapuam dhe thjesht qëndruam aty pa bërë asgjë. Ajo që duhet të kuptojnë është se nuk kishim ku të shkonim. Ne thjesht prisnim teleferikun, duke veshur çizmet e skive dhe gjithçka ndodhi brenda sekondash", përfundoi ai.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje