Bota21 Maj 2024, 12:23

Panik në ajër! Avioni me fluturim nga Londra goditet nga turbulencat, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Panik në ajër! Avioni me fluturim nga Londra goditet nga turbulencat,

Një pasagjer është vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra në Singapor, pasi u godit nga turbulenca të forta.

Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin, u ul në orën 15:45 me orën lokale, në Bangkok.

Avioni mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore në një deklaratë.

“Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.