Bota21 Maj 2024, 12:16

Çfarë pritet të ndodhë në Iran pas vdekjes së presidentit?

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë pritet të ndodhë në Iran pas vdekjes së

Çlirim Toci ka folur në lidhje me situatën në Iran dhe skenarit të mundshëm që mund të ndodhë pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi.

Ai theksoi se nuk do të ketë ndryshim të menjëhershëm duke theksuar se mund të ketë një luftë të ashpër për pushtet.

Toci e ka vlerësuar ngjarjen si kritike në këtë moment, jo vetëm për shkak të situatës së brendshme ekonomike, por dhe për shkak të konflikteve që kanë ndodhur kohët e fundit.

“Ka shumë spekulime, por një gjë është e sigurt, që nuk besohet se do të ketë një ndryshim të menjëhershëm.  Mund të ketë një luftë të ashpër për pushtet. Bëhet fjalë për një konflikt ndërmjet krahëve radikalë nëpërmjet brigadave islamike revulucionare.

Nuk do të ketë një ndryshim thelbësor, jeta do të vazhdojë. Kjo ngjarje ka ndodhur në një pikë shumë kritike për Izraelin, jo vetëm për situatën e Brendshme ekonomike dhe konfliktin që ata patën dhe provuan para katër muajsh. Irani mbështet grupet e armatosura, që veprojnë në Irak, Palestinë apo Jemen. Duhet ta kemi të qartë”-tha ai për Euronews Albania.