
Nuk ka qetësi për Serbinë, një 13-vjeçar kërcënon 30 nxënës se do i vrasë... emrat e tyre i ka shkruar në letër
Një incident është raportuar në një shkollë në Serbi, ku mësohet se një 13-vjeçar ka kërcënuar 30 nxënës se do i vrasë.
Mediat serbe shkruajnë se prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët për mësim, pasi në një shkollë fillore në lagjen Sutivan, në Serbi, ka dyshime për kërcënime.
Raportohet se një 13-vjeçar kërcënon se do të vrarë 30 nxënës dhe se ka bërë edhe një listë me emrat e tyre.
Nisur nga ky fakt dhe të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës Milijana Boshkoviç, dhe gjithashtu kanë bërë thirrje që autoritetet të reagojnë.
Prindërit pretendojnë se ky institucion nuk është më i sigurt për qëndrimin e fëmijëve të tyre, shkruan novosti.
Nëna e njërit prej nxënësve është shprehur: “Djali më tha se një fëmijë ka gati një listë studentësh për t’i vrarë dhe se fëmija im ishte i pari në këtë listë”. Nxënësi për të cilin është ngritur edhe shqetësimi, më herët është paraqitur në shkollë me armë dhe gjithashtu ka qëlluar në ambientet e jashtme të shkollës.
Ndërkohë nga ana e policisë është theksuar se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe se disa persona janë marrë në pyetje.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Serbi raportohen incidente të tilla. Disa muaj më parë u raportua për të shtëna me armë në një shkollë, ku një nxënës i klasës së shtatë vrau 8 nxënës dhe plagosi mbi 10 të tjerë. I mituri e kishte planifikuar sulmin për javë të tëra dhe kishte një “listë vrasjesh”.
14-vjeçari që kreu masakrën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar kaloi një muaj duke detajuar planin dhe ishte i vendosur që askush nuk do ta pengonte për të realizuar qëllimin e tij. Ai ishte aq i vendosur për të ekzekutuar nxënësit, saqë në fillim vrau me 15 plumba rojen Dragan Vlahoviq, edhe pse ishin miq të mirë, mëson Kurir.
Mësohet se adoleshenti dhe roja kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe shkëmbenin mesazhe edhe jashtë orarit të shkollës. Megjithatë, as kjo nuk e ndaloi 14-vjeçarin të kryente masakrën e përgjakshme,
Roja nuk ishte në listën e adoleshentit, por ishte pengesë në rrugën e tij për të shkuar drejt nxënësve ndaj e ekzekutoi. Më pas, ai qëlloi me armë drejt shokëve të tij duke u marrë jetën.
Lini një Përgjigje