TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 21:22

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Ndalni luftën, ulni shpatat ndaj njëri-tjetrit!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Ndalni luftën, ulni shpatat

Papa Leoni XIV deklaroi se Lindja e Mesme ka nevojë për paqe.

Ai kujtoi sulmin terrorist në kishën Mar Elias në Damask, Siri, tre ditë më parë. Papa ia besoi viktimat mëshirës së Zotit dhe shprehu lutjet e tij për të plagosurit dhe familjet e tyre.

Duke iu drejtuar të gjithë të krishterëve në Lindjen e Mesme, Papa shprehu solidaritetin e tij me ta.

“Unë jam pranë jush dhe e gjithë Kisha është me ju. Ky sulm i fundit nxjerr në pah brishtësinë e thellë që Siria vazhdon të përjetojë pas viteve të paqëndrueshmërisë dhe dhunës”, tha Papa.

Papa Leoni iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos e largojnë fokusin e tyre nga ky vend. Ai theksoi se duhet të ofrojë mbështetje përmes akteve të solidaritetit dhe një angazhimi të ripërtërirë për paqen dhe pajtimin.

Papa bëri thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe përsëriti nevojën për paqe, duke iu referuar fjalëve të profetit Isaia, sipas mediave të huaja.

“Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një kombi tjetër, as nuk do të luftojnë", tha ai.

Lini një Përgjigje