TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 20:23

“Të fokusuar në Kosovë e Bosnje”, Rutte: Ballkani, nën mbrojtjen e NATO-s

Shkruar nga Pamfleti

“Të fokusuar në Kosovë e Bosnje”, Rutte: Ballkani,

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për media në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, ka theksuar përkushtimin e Aleancës ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në veçanti Rutte përmendi Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, dy shtetet që herë pas here ka tentativa nga Serbia për të krijuar incidente të rënda, sulme apo destabilizimi.

Rutte theksoi se angazhimi i NATO-s në Ballkan vazhdon, duke veçuar rolin e trupave paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnje.

“NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë”, tha Rutte.

Ai bëri të ditur se ka vizituar personalisht rajonin dhe është takuar me liderët lokalë, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje, për të thelluar bashkëpunimin.

Lini një Përgjigje