
Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku i shkruan se lutet për popullin që po vuan për shkak të luftës dhe për ata që kanë humbur të afërmit.
“Me një zemër të plagosur nga dhuna që shkatërron tokën tuaj, ju drejtohem në këtë ditë të festës suaj kombëtare. Dua t’ju siguroj për lutjet e mia për popullin e Ukrainës që po vuan për shkak të luftës, veçanërisht për të gjithë ata që janë plagosur fizikisht, për ata që vajtojnë humbjen e një të dashuri dhe për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Papa.
Më pas, Papa apelon për t’i hapur rrugë dialogut dhe paqes. Ai bën thirrje që armët të ulen dhe të mos merren jetë njerëzish të pafajshëm.
“Vetë Zoti i ngushëlloftë ata; i forcoftë të plagosurit dhe u dhuroftë prehje të përjetshme të ndjerëve. I lutem Zotit të prekë zemrat e njerëzve me vullnet të mirë për të heshtur britmën e armëve dhe për t’i hapur rrugën dialogut, duke hapur rrugën e paqes për të mirën e të gjithëve”, përfundoi Papa.
Lini një Përgjigje