
Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, ka deklaruar se, senatori Robert Menendez do të largohet përkohësisht si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme pas akuzave se ai dhe gruaja e tij ishin korruptuar nga tre biznesmenë të Nju Xhersit.
Në njoftimin e tij, Schumer tha se Menendez, ka të drejtë për një proces të rregullt dhe një gjyq të drejtë. Ai shtoi se Menendez do të tërhiqej si kryetar i Komisionit “derisa çështja të zgjidhet”.
Kujtojmë se senatori demokrat amerikan, Robert Menendez dhe gruaja e tij po përballen me tre akuza federale për korrupsion, ryshfet, komplot për të kryer zhvatje. Ata akuzohen se kanë marrë para, shufra ari, një makinë luksoze dhe para për shlyerjen e një kredie hipotekore nga tre biznesmenë egjiptianë, në këmbim të shërbimeve që synonin pasurimin e biznesmenëve.
Autoritetet tashmë i kanë “ngrirë” pasuritë, të cilat i konsiderojnë si të ardhura të ryshfetit. Të pandehurit do të dalin para gjykatës më 27 shtator. Deri në përfundimin e gjyqit, Menendez nuk do të jetë në gjendje të jetë president i Komitetit të fuqishëm të Senatit për Çështjet Ndërkombëtare. Kjo është hera e dytë që senatori amerikan akuzohet për ryshfet. Ai u shpall i pafajshëm në vitin 2015.
Lini një Përgjigje