TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2023, 16:48

Pas daljes nga marrëveshja e Detit të Zi, Rusia i vë flakën grurit ukrainas; shkrumbohen 60 mijë ton drithë

Shkruar nga Pamfleti

Pas daljes nga marrëveshja e Detit të Zi, Rusia i vë flakën

Pas daljes nga marrëveshja e Detit të Zi, Rusia duket se shenjestruar hambarët e grurit dhe misrit Ukrainas.

Sulmet me raketa ruse në bregun e Detit të Zi të Ukrainës kanë shkatërruar 60 mijë ton grurë dhe kanë dëmtuar infrastrukturën e magazinimit. Ministri i Bujqësisë Mykola Solskyi tha se një “sasi e konsiderueshme” e infrastrukturës së eksportit ishte jashtë funksionit.

Pas daljes nga marrëveshja e Detit të Zi, Rusia i vë flakën

Brenda disa orësh pas tërheqjes së saj nga marrëveshja e grurit të hënën, Rusia kishte goditur qytetet portuale jugore të Odesa dhe Mykolaiv në orët e para të së martës.

Ajo pasoi me më shumë sulme gjatë natës deri të mërkurën, duke synuar terminalet e grurit dhe infrastrukturën portuale në Odesa dhe më tej në bregun e Detit të Zi në Chornomorsk, dy nga tre portet që u përfshinë në marrëveshjen e eksportit.

Pas daljes nga marrëveshja e Detit të Zi, Rusia i vë flakën

Zëdhënësi ushtarak i Odesa-s, Serhiy Bratchuk e quajti atë një “sulm vërtet masiv”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se çdo sulm raketor ishte një goditje jo vetëm për Ukrainën, por për “të gjithë në botë që përpiqen për një jetë normale dhe të sigurt”.

Pas daljes nga marrëveshja e Detit të Zi, Rusia i vë flakën

Ministria e rindërtimit e Ukrainës publikoi një seri fotografish që tregojnë dëme në kapanone dhe objekte të tjera të grurit. Komentatorët rusë të luftës thanë se dëmi dëshmoi se Kievi nuk ishte në gjendje të rrëzonte shumicën e raketave dhe dronëve rusë.

rusia ukraina zjarr

Lini një Përgjigje