Sulmuesi norvegjez u bë protagonisti i dasmës së portierit italian, duke sjellë atmosferën karakteristike të kombëtares së Norvegjisë në ceremoninë festive.
Portieri italian Gianluigi Donnarumma i dha fund beqarisë, duke u martuar me Alessia Elefante në një ceremoni të zhvilluar në rajonin e Puglias, ku nuk munguan emra të njohur të futbollit.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi nga Erling Haaland, i cili argëtoi të ftuarit me interpretimin e "Viking Row", festimi që është kthyer në simbol të kombëtares norvegjeze dhe lidhet ngushtë me identitetin e saj sportiv.
Sulmuesi 26-vjeçar udhëhoqi të pranishmit në këngë dhe në lëvizjet karakteristike të festimit, duke krijuar një atmosferë që kujton traditën vikinge. Edhe Donnarumma iu bashkua këtij momenti, duke u ulur në tokë së bashku me miqtë dhe duke imituar lëvizjet e sinkronizuara të vozitjes në një anije vikinge, në ritmin e daulleve.
"Viking Row" është bërë një nga festimet më të njohura në futbollin norvegjez. Fillimisht u krijua si një ritual i ekipit, ndërsa me kalimin e kohës fitoi popullaritet ndërkombëtar falë paraqitjeve të kombëtares së Norvegjisë dhe mbështetjes së tifozëve të saj.
Haaland is making even Donnarumma's wedding guests do the Viking row???????????????? pic.twitter.com/WFd0dYR8EK
— sev (@backupsev) July 25, 2026
Lini një Përgjigje