TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2023, 21:27

Pas Greqisë, digjet dhe Qipro; flakët dalin jashtë kontrollit, evakuohen disa fshatra

Shkruar nga Pamfleti

Pas Greqisë, digjet dhe Qipro; flakët dalin jashtë kontrollit,

Katastrofa e zjarreve masive që goditi Greqinë në javët që lamë pas ka pushtuar tanimë dhe Qipron. Sipas raportimeve nga mediat vendase, zjarri në Limasol, në Qipro vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Ndërkohë autoritetet vendase kanë kërkuar ndihmën e mekanizmit evropian për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Të paktën 11 makina zjarrfikës, 10 automjete të drejtorisë së pyjeve janë vënë në angazhim për shuarjen e zjarrin, por situata vijon të mbetet e vështirë, ndërsa fshatrat janë evakuuar.

Ministri i Punëve të Jashtme Konstantinos Kombos është në kontakt me Izraelin, Libanin, Egjiptin dhe Greqinë për të marrë ndihmë në shuarjen e zjarrit në provincën e Limasolit, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Konstantinos Letympiotis, duke theksuar se qëllimi është frenimi i flakëve të zjarrtë, sa me shpejt te jete e mundur.

qipro digjet flakët

Lini një Përgjigje