TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Korrik 2025, 18:10

Pas Macron, edhe Starmer kërcënon Izraelin: Nëse nuk i jep fund luftës, në shtator do njohim Palestinën

Shkruar nga Pamfleti

Pas Macron, edhe Starmer kërcënon Izraelin: Nëse nuk i jep fund

Britania e Madhe do ta njohë Palestinën brenda shtatorit, nëse Izraeli nuk pranon armëpushimin...

Pas paralajmërimit të presidentit francez Emmanuel Macron se Franca do të njohë shtetin e Palestinës, edhe Britania e Madhe ka lëshuar një kërcënim të ngjashëm.

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të njohë Palestinën si shtet deri në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim dhe nuk merr masa konkrete për t’i dhënë fund “situatës së tmerrshme në Gaza”.

Ne kemi nisur hedhjet ajrore të ndihmave, por duhet të lejohet hyrja e të paktën 500 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza. Koha për ta njohur Palestinën është tani, në mënyrë që të japim shpresë për një zgjidhje me dy shtete, një Izrael të sigurt dhe një Palestinë të qëndrueshme”, u shpreh Starmer.

Sipas tij, vendimi është pjesë e një “plani me tetë pika”, i koordinuar me Francën dhe Gjermaninë, që synon ndryshimin e kushteve në terren dhe rikthimin e shpresës për paqe afatgjatë. “Nëse deri më 9 shtator Izraeli nuk ndërmerr hapa seriozë për ndalimin e luftës në Gaza, për të ndaluar çdo aneksim në Bregun Perëndimor dhe për t’u angazhuar në një proces paqeje të qëndrueshme, Britania do të njohë shtetin e Palestinës”, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur Gaza po përballet me një krizë humanitare të pashembullt. Sipas organizatave ndërkombëtare, mbi gjysma e popullsisë së Gazës po përballet me uri ekstreme, ndërsa mijëra fëmijë janë të rrezikuar nga kequshqyerja. Bllokada, shkatërrimi i infrastrukturës dhe kufizimi i ndihmave humanitare kanë bërë që situata të cilësohet nga Kombet e Bashkuara si “katastrofë e përmasave biblike”.

Presioni mbi Izraelin për të hapur korridoret humanitare po rritet, ndërkohë që gjithnjë e më shumë shtete europiane po shqyrtojnë hapur njohjen e Palestinës si një hap politik për të detyruar ndryshimin e situatës në terren.

 

Lini një Përgjigje