TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 16:46

Pas paqes me Iranin, Trump sinjalizon fundin e luftës edhe në Gaza: Jemi pranë marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti

Pas paqes me Iranin, Trump sinjalizon fundin e luftës edhe në Gaza:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se arritja e një marrëveshjeje për Gazën është shumë afër, duke e lidhur këtë me sulmet e fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

"Mendoj se po bëhet përparim i madh në Gaza. Për shkak të këtij sulmi që bëmë, mendoj se do të kemi lajme shumë të mira", tha Trump gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në kuadër të një samiti të NATO-s në Hagë.

Ai shtoi se përpjekjet për të arritur një marrëveshje ishin që para sulmit, por shtoi se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ndihmuan në përshpejtimin e procesit.

"Tregoi shumë fuqi. Mendoj se ndihmoi... Veçmas, edhe para kësaj, ishim shumë afër arritjes së një marrëveshjejepër Gazën", u shpreh ai.

Trump tha gjithashtu se i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i kishte thënë se “Gaza është shumë afër” një marrëveshjeje.

Lini një Përgjigje