TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 16:26

"Liderët e dy vendeve ranë dakord", Trump: Lufta Izrael-Iran ka mbaruar!

Shkruar nga Pamfleti

"Liderët e dy vendeve ranë dakord", Trump: Lufta Izrael-Iran

Presidenti i SHBA Donald Trump ka folur sërish lidhur me armëpushimin Izrael-Iran dhe sulmet e SHBA ndaj 3 centraleve bërthamore iraniane.

Gjatë një konference për shtyp, Trump tha i cilësoi sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane si një sukses.

“Ky ushtrim i jashtëzakonshëm i forcës amerikane i ka hapur rrugën paqes me një marrëveshje historike armëpushimi të hënën vonë”, thotë ai.

Presidenti i SHBA foli edhe për rolin e tij në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit. Ai thekson se lufta 12-ditore mes ty vendeve ka mbaruar.

"Ne e quajmë atë lufta 12-ditore. Fola me disa njerëz. Mendoj se ky tingëllonte si emri i duhur. Ishte një luftë 12-ditore. Dhe mendojmë se ka mbaruar. Nuk mendoj se do t'i hakmerren njëri-tjetrit. Nuk mendoj kështu", shton ai.

I pyetur se çfarë e bën kaq të sigurt se lufta midis Izraelit dhe Iranit ka mbaruar, Trump tha se të dy liderët e vendeve janë të lodhur dhe të rraskapitur nga kjo situatë.

"Ata kanë luftuar shumë fort dhe shumë egërsisht, shumë dhunshëm, dhe të dy ishin të kënaqur që shkuan në shtëpi dhe u larguan", deklaroi Trump.

Por presidenti amerikan shton se: "Mendoj se një ditë mund të fillojë përsëri së shpejti".

Ai thotë se të dyja palët u përfshinë një luftë të tmerrshme dhe më pas pretendon se lufta përfundoi kur SHBA-të goditën centralet bërthamore të Iranit. Gjithashtu, nuk e mohon frikën se sulmet mund të nisin sërish.

Lini një Përgjigje