TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 16:26

U kritikua për lajkat ndaj Trump, kreu i NATO-s këmbëngul: E meriton gjithë lavdërimin

Shkruar nga Pamfleti

U kritikua për lajkat ndaj Trump, kreu i NATO-s këmbëngul: E

Mark Rutte, shefi i NATO-s, është vendosur në qendër të vëmendjes për komentet e tij tejet pozitive dhe shpesh servile ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur së fundmi, Rutte iu përgjigj një pyetjeje të gazetares të Sky Neëws, Deborah Haynes, nëse gjuha e tij ndaj Trump e bën të duket i dobët. "Jo, nuk mendoj kështu. Është çështje shijeje, por ai është një mik i mirë", u shpreh ai, duke shmangur çdo kritikë.

Rutte shkoi më tej duke thënë se Trump "e meriton gjithë lavdërimin", veçanërisht për rolin e tij në shtytjen e vendeve të NATO-s që të rrisin shpenzimet ushtarake. Ai përmendi edhe ndërhyrjen e Trump në çështjen e Iranit, duke e vlerësuar si “veprim vendimtar dhe i synuar” për të parandaluar Iranin të pajiset me kapacitete bërthamore.

Më herët, Trump kishte publikuar në rrjetet sociale një mesazh të shkruar nga vetë Rutte, i mbushur me tone të ekzagjeruara lavdërimi. Madje, Rutte e quajti Trump "baba" në kontekstin e përpjekjeve për të zgjidhur krizën midis Iranit dhe Izraelit.

 

Lini një Përgjigje