
Kreu i Komitetit Parlamentar BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis dhe Koordinatori i Partive Popullore Evropiane për Punët e Jashtme, Michael Gahler duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, kërkuan në një deklaratë të përbashkët që në këtë çështje të mbizotërojë shteti i së drejtës.
Ata deklaruan se respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, por mbeten vigjilentë për të garantuar që të drejtat themelore të njeriut të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë krerët e zgjedhur të bashkive, duke përfshirë ata që i përkasin opozitës ose pakicave etnike.
“Standartet e shtetit të së drejtës duhet të jenë në përputhje me kërkesat që ka procesi i anëtarësimit në BE të vendeve kandidate, përfshirë edhe Shqipërinë. Ngjarjet e fundit në lidhje me paraburgimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili i përket opozitës dhe pakicës etnike, nxjerrin në pah shqetësimet tona në këtë drejtim”, thuhet në këtë deklaratë.
Lini një Përgjigje