Bota20 Maj 2023, 17:05

Për herë të parë në balotazh, Erdogan optimist: Kam besim se njerëzit e mi do të votojnë për një demokraci të fortë turke

Shkruar nga Pamfleti

Për herë të parë në balotazh, Erdogan optimist: Kam

Të dielën e ardhshme, më 28 maj, do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve më të forta presidenciale në Turqi, ku presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan do të kërkojë një tjetër mandat për drejtimin e vendit të tij.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, Erdogan thotë se ka besim që do t’ia dalë të mundë rivalin Kemal Kılıçdaroğlu.

“Deri të dielën e kaluar ju kishit fituar pa problem çdo zgjedhje ku keni marrë pjesë. Është një rekord i jashtëzakonshëm përgjatë 20 viteve. Tani, lidershipi juaj është sfiduar dhe ju po garoni në balotazhin e parë presidencial në historinë e Turqisë. Sa besim keni?”, u pyet Erdogan nga gazetarja e CNN.

“Konkurrenti i tanishëm na sfidon prej 15 vitesh tashmë dhe është mundur çdo herë që na ka sfiduar. Kjo është një përvojë e re për demokracinë turke. Kam besim se njerëzit e mi do të dalin në votime për një demokraci turke të fortë të dielën e ardhshme, sepse në raundin e fundit pjesëmarrja ishte 90%, tepër domethënëse. Është e paprecedentë në nivel botëror. Dhe shpresoj që njerëzit tanë nuk do të na zhgënjejnë”, tha Erdogan.

erdogan turqi zgjedhje balotazh