Bota20 Qershor 2024, 12:48

Përplasja për emrin, Mitsotakis kërcënon sërish Maqedoninë e Veriut: Do të ketë probleme në NATO dhe BE

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja për emrin, Mitsotakis kërcënon sërish

Greqia ka kërcënuar sërish Maqedoninë e Veriut pas tensioneve për përdorimin e termit “Maqedoni”.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku ka deklaruar se Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin në BE.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, u shpreh Mitsotakis.

Kujtojmë se përplasja erdhi për shkak se presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska gjatë betimit të saj e quajti vendin “Maqedoni” dhe jo “Maqedonia e Veriut” siç parashikon kushtetuta. Kjo solli reagimin e palës greke, e cila i cilësoi komentet e presidentes si të paligjshme dhe të palejueshme.

mitsotakis kërcënon maqedoninë e veriut nato dhe be