
Pavarësisht pretendimeve të opozitës serbe se partia e Vuçiç manipuloi zgjedhjet e pak muajve më parë në Beograd, rezultatet e sotme nuk duken shumë ndryshe.
Pas mbyllje së votimeve lokale në Serbi, ka nisur numërimi i votave. Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beogradh dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera më 2 qershor, ku u raportua për parregullsi në pjesë të ndryshme, por kryesisht kushte të qeta votimi.
Zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Luginën e Preshevës, ku partitë shqiptare garuan me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.
Autoritetet serbe nuk raportuan për incidente serioze gjatë ditës, edhe pse liderët e opozitës u ankuan se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) vendosi “qendra të thirrjeve” për të ndikuar në votim. Anëtarët e opozitës thonë se qendrat e thirrjeve u përdorën nga SNS-ja për t’i blerë votuesit dhe se ato përmbajnë lista alternative.
Pavarësisht pretendimeve të opozitës serbe se partia e Vuçiç manipuloi zgjedhjet e pak muajve më parë në Beograd, rezultatet e sotme nuk duken shumë ndryshe. Kjo pasi me mbi 60 për qind të votave të numëruara, partia SNS e Vuçiçit, udhëheq bindshëm me 52.9 për qind.
Gjithashtu, sipas të dhënave jozyrtare nga shtabi zgjedhor i Partisë Progresive Serbe në Çaçak, nga 77.88 për qind të vota të numëruara, lista e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Vuçiçit, ka fituar 53.20 për qind të votave.
Lista zgjedhore e Ivan V. Ćaloviç, fitoi 14,52 për qind, që është 11 mandate. Lista e Grupit të Qytetarëve “Wake Up Čačak” fitoi 13 për qind të votave dhe hyri në Kuvendin e qytetit të Çaçakut me 10 këshilltarë.
Në qytete e tjera:
Novi Sad - 56% e votave të numëruara:
Aleksandar Vuçiç - Novi Sad - 52.8%
Të bashkuar për një Novi Sad Falas - 24%
Filloni të ndryshoni - 10%
Heronjtë - 4,1% SVM - 1,1% E dua Novi Sadin - 1,1%
Nish - 60.2% e votave të numëruara
Aleksandar Vuçiç - Nish nesër 46.6%
GG Dr Dragan Miliç - 24,2%
Ne zgjedhim Nishin - 14.5%
Shpresa për Nishin - 3.7,
Filloni të ndryshoni - 3.7%
-Suboticës
Aleksandar Vuçiç - Subotica nesër 49.6%
SVM - 26.3%
Subotica kundër dhunës 14.3%
Bashkimi Demokratik i Kroatëve në Vojvodinë - 4.4%
-Baçka Palanka
Aleksandar Vuçiç - Baçka Palanka nesër - 65.6%
Opozita e bashkuar "Zgjidh më mirë" - 17.9%
SRS - 7,1%
Backa Pallanka kundër dhunës - 3.1%
-Sremska Mitrovica
Aleksandar Vuçiç - Sremska Mitrovicë nesër - 60%
Një qytet për të gjithë ne - 21%
Sremska Mitrovica kundër dhunës - 7,8%
Filloni të ndryshoni - 5.9%
Lini një Përgjigje