TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2025, 14:11

Peshkatarët turq qëllojnë me armë ndaj atyre grekë, publikohen pamjet nga konflikti (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Peshkatarët turq qëllojnë me armë ndaj atyre grekë,

Një konflikt mes peshkatarëve grek dhe turq ka precipituar në përdorimin e armëve të zjarrit. Grekët pretendojnë se turqit kanë qëlluar me armë zjarri, ndërsa incidenti sipas Rojes Bregdetare të Greqisë ka ndodhur në ujrat ndërkombëtare.

“Peshkatarët turq nuk hynë kurrë në ujërat territoriale greke dhe mbetën në ujërat ndërkombëtare në kohën e veprimit të tyre”, njoftoi Roja Bregdetare në lidhje me incidentin e rëndë që ndodhi të martën në mbrëmje midis peshkatarëve turq dhe grekë në zonën detare midis Thassos dhe Samothrakës.

Autoriteti portual publikoi edhe një hartë që tregon lëvizjet e anijeve në fjalë.

"Pas raportimeve për anije peshkimi turke që operonin në zonën detare midis Samotrakës dhe Thassos, sipas të dhënave të Drejtorisë kompetente të Kontrollit të Peshkimit, anijet turke qëndruan në ujërat ndërkombëtare gjatë gjithë operacionit të tyre dhe nuk hynë kurrë në ujërat territoriale greke.

Të dhënat janë nxjerrë nga sistemi “Shërbimet e Integruara Detare” i Agjencisë Evropiane të Kontrollit të Peshkimit (EFCA IMS). (Një hartë përkatëse është bashkëngjitur që tregon lëvizjet e anijeve turke të peshkimit në orët e mbrëmjes së datës 2-09-2025)

Ky fakt u konfirmua nga tre anije patrullimi të Rojës Bregdetare Helenike (PLS 614, PPLS 920 dhe PLS 1105) të cilat mbërritën në zonë dhe qëndruan brenda zonës E.X.Y.

Peshkatarët turq qëllojnë me armë ndaj atyre grekë,

Autoritetet kompetente të Prokurorisë janë informuar dhe një hetim paraprak është duke u zhvilluar”, thuhet në një reagim zyrtar.

Ndërkohë duke folur për mediat vendase, peshkatari nga Kavala, Pavlos Manolis, i cili, me varkën e tij të peshkimit ishte në perëndim të Samotrakës, u sulmua, madje edhe me armë zjarri, nga peshkatarët turq, e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë.

“Kjo situatë qesharake në Detin Egje, me anije peshkimi turke që lundrojnë brenda ujërave territoriale greke, madje deri në Ciklade , po merr një dimension të ri provokimi, dhe shumë njerëz kanë frikë se mund të vajtojmë edhe viktimat.

Këtë herë, siç shihet në video, tensioni u shkaktua afërsisht 5-10 milje në perëndim të Samotrakës, kur Pavlos Manolis, duke u nisur nga Karamoti, Kavala, iu afrua afërsisht 15 anijeve turke të peshkimit, të cilat po përdornin metoda peshkimi të ndaluara nga Bashkimi Evropian dhe detet evropiane”, shkruan media greke Newsbomb.gr.

"Ne iu afruam atyre për të protestuar sepse po peshkonin me drita dhe rrjeta të ndaluara. Dritat e tyre janë dhjetë herë më të fuqishme se sa lejohet, ndërsa rrjetat e tyre shkatërrojnë të gjitha rezervat e peshkut, të vegjëlit dhe shpesh të gjithë shtratin e detit. Pastaj, ata filluan të na ndiqnin me intensitet, me qëllim që të na fundosnin. Ata kishin armë dhe filluan të qëllonin mbi varkat tona", përshkruan ai.

Peshkatari vëren se anijet turke të peshkimit janë dy herë më të mëdha se ato greke, duke arritur në 80 metra, ndërsa anijet greke zakonisht arrijnë deri në 30 metra gjatësi.

Peshkatarët turq qëllojnë me armë ndaj atyre grekë,

 

Lini një Përgjigje