TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Gusht 2023, 19:20

Pezullohet dueli i ‘shekullit’, Musk tërhiqet nga përballja me Zuckerberg: Kam probleme me qafën dhe shpinën!

Shkruar nga Pamfleti

Pezullohet dueli i ‘shekullit’, Musk tërhiqet nga

26 gushti u propozua nga Mark Zuckerberg si datë për betejën me Elon Musk. Pronari i Facebook në një postim që ka bërë në aplikacionin ‘Threads’ ka deklaruar se është “gati” për një ndeshje, por siç ka theksuar ai ende nuk ka marrë konfirmimin nga Elon Musk.

Manjatët e mediave sociale kanë shkëmbyer fotografi në internet për javë të tëra që kur Musk sugjeroi se ishte “gati për një ndeshje në ring” kundër CEO të Meta.

Të dielën, Musk kishte shkruar se lufta do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën X (ish-Twitter), por të hënën ai “trazoi ujërat” duke thënë se mund t’i duhej t’i nënshtrohej një operacioni përpara se të ndeshej me Zuckerberg, duke përmendur problemet në qafë dhe belin e tij.

Musk ka shkruar në postimin e sotëm se “mund të ketë nevojë për operacion para garës” për shkak të problemeve me qafën dhe shpinën. Prandaj, data e saktë është “lart në ajër”.

Mund të kem nevojë për operacion para ndeshjes. Do ta zbuloj këtë javë”, ka shkruar Elon Musk.

musk zuckemberg

Lini një Përgjigje