TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2024, 14:33

Po vjen lufta Francë-Rusi? Gazetari zbardh prapaskenat: Konflikti nisi nga deklarata e Macron

Shkruar nga Pamfleti
Po vjen lufta Francë-Rusi? Gazetari zbardh prapaskenat: Konflikti nisi nga
Putin dhe Macron

Gelam Hajrizi gazetar në Francë tha se përplasjet mes Francës dhe Rusisë janë bërë më të mëdha.

Ai tha se një pikënisje e konfliktit ka qenë edhe deklarata e presidentit Macron i cili ka folur për dërgimin e trupave francezë në mbrojtje të Ukrainës.

“Kemi me të vërtetë përplasje diplomatike shumë të mëdha mes Francës dhe Rusisë, mbrëmë ishte një darkë e diasporës nga Armenia ku ishte prezent kryeministri francez i cili kishte kritikuar ndërhyrjen ruse në konfliktin armenian. Në atë moment ambasadori rus doli nga darka.

Marrëdhëniet nuk janë të mira mes Francës dhe Rusisë, natyrisht deklarata e presidentit Macron më 26 shkurt se mund të ketë eventualisht ndërhyrje të trupave të NATO-s në Ukrainë kanë ngjallur reagime shumë të larta dhe vet ish-presidenti rus e kishte quajtur presidentin Macron si një njeri frikacak", në një intervistë për Euronews Albania

gazetar lufte france rusi macon

Lini një Përgjigje