Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në vitet e fundit në negociatat me BE nën udhëheqjen e Edi Ramës.
Von der Leyen, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe gjithashtu shtoi se do të mbështesë vendin tonë për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027.
“Sepse momenti gjeopolitik është tani. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka riformësuar kontinentin tonë dhe çdo vend europian duhet të zgjedhë vendin e tij. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë”.
“Kënaqësi të kthehem sërish në Shqipëri dhe ta nis turin këtu në tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë rrugë të gjatë, progress. Por unë dua të theksoj se është një progress i mrekullueshëm, shpejtësi rekord dhe përshpejtim të vërtetë në tre vitet e fundit. 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe të fundin do ta hapim këtë vjeshtë. E di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit tiaj në këtë udhëtim. Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda 2027, na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm dhe me ju në çdo hap. Momenti gjeopolitik ështëkëtu, agresioni i Rusisë në Ukrainë ka riformësuar kontinentin tonë. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë. Jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE dhe së bashku veprojmë si një. Që të afrohemi me BE është që të bëjmë edhe një biznes të sigurt. Në të vërtetë dy vjet më parëm ne lancuam planin e rritjes për B dhe parimi është ekonomia juaj ka fituar akses në tregonu e përbashkët dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyç. Kjo është sesi marrin situatë të mirë në Ballkanin Perëndimor. Pra, dyerty e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura për kompanitë tuaja dhe tonat. Pra është një ëin ëin situation, dhe plani i rritjes ka potencialin të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BP në këtë dekadë.”, tha Von der Leyen.
Lini një Përgjigje